Ditën e mërkurë, më datë 24.07.2019, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 35/2018, datë 23.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 65, datë 13.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Valbona Bala (Pajo).

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese:    Ina Rama

Relator:         Sokol Çomo

Anëtarë:        Albana Shtylla, Luan Daci, Natasha Mulaj

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë