
Ditën e martë, më datë 24.03.2026, ora 15:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Dritan Peka për rishikimin e vendimit (JR) nr. 27, datë 22.10.2020, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Mimoza Tasi
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
