Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.33/2019, datë 15.07.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Seci kundër vendimit nr.114, datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 23.07.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues:  Luan Daci

Relator:  Ardian Hajdari

Anëtarë:  Natasha Mulaj, Sokol Çomo, Rezarta Schuetz