Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 06.09.2019, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.34/2018, datë 13.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj.

Gjatë kësaj séance gjyqësore, subjekti i rivlerësimit shprehu kundërshtimet e tij lidhur me ankimin e Komisionerit Publik dhe kërkoi riçelje të hetimit gjyqësor për marrjen si provë të disa akteve të reja shkresore, të depozituara pranë trupit gjykues.

Trupi gjykues vendosi çeljen e hetimit gjyqësor, si dhe vendosi të marrë si prova aktet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit.

Trupi gjykues vendosi që Kolegji të kryejë një analizë të plotë, sa i përket situatës financiare të subjektit të rivlerësimit që nga viti 2003, deri në vitin 2016. Kjo analizë do t’u dorëzohet palëve brenda një kohe të arsyeshme, për t’u mundësuar përgatitjen e argumentave respektivë për në seancën e radhës që do të zhvillohet më 25 shtator, ora 10:00.

 

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë