Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.40/2019, datë 04.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjana Fullani kundër vendimit nr.186, datë 23.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 10.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo