Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.45/2019, datë 23.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Enkeledi Hajro kundër vendimit nr.154, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 26.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Rezarta Schuetz