Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 16.10.2019, ora 12:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.33/2018, datë 12.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 58, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi.
Gjate seancës së sotme gjyqësore, palët debatuan lidhur me vlerën provuese të një dokumentacioni të deklasifikuar, i cili u vendos të merrej si provë në seancën paraardhëse. Trupi gjykues, pasi i bëri disa pyetje subjektit të rivlerësimit, vendosi t’i kërkojë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë si dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, informacione shtesë, të cilat i konsideroi të nevojshme për çështjen.
Duke pasur në konsideratë kohën që i duhet institucioneve të kthejnë përgjigje për kërkesat, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 04.11.2019, ora 10.00.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.