Njoftim

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.50/2019, datë 14.10.2019 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.190, datë 26.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ramiz Lala.

Sot, në datën 17.10.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues:  Sokol Çomo

Relator: Luan Daci

 

Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz