Ditën e mërkurë, më datë 06.11.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.7/2019, datë 11.02.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Fatos Qato, kundër vendimit nr. 87, datë 17.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese:  Ina Rama

Relatore:   Natasha Mulaj

Anëtarë:    Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.