Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.53/2019, datë 25.10.2019 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.183, datë 19.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Petrit Çano.
Sot, në datën 30.10.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Luan Daci
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo