Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.60/2019, datë 22.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysni Vata kundër vendimit nr.195, datë 09.09.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 04.12.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relatore:  Albana Shtylla

Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz