Ditën e mërkurë, më datë 08.01.2020, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.12/2019, datë 22.02.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 84, datë 27.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besnik Cani.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.