Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR ) Nr. 14/2018, datë 07.09.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik, kundër vendimit nr. 47, datë 25.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Astrit Faqolli.

Sot, në datën 11.09.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues:        Natasha Mulaj

Relator:            Rezarta Schuetz

Anëtarë:           Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo