Ditën e  martë, datë 23.10.2018, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 11/2018, datë 03.09.2018  për ankimin që subjekti i rivlerësimit Luan Kaloçi ka bërë kundër vendimit nr. 33, datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesues: Rezarta Schuetz

Relator: Natasha Mulaj

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Luan Daci