Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.16/2020, datë 02.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Astrit Shema kundër vendimit nr. 239, datë 21.02.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 09.06.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relator:  Ardian Hajdari

Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj