Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 23.06.2020, ora 11:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.44/2019, datë 18.09.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 162, datë 19.06.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Manjola Kajana.
Lidhur me provat e administruara, Komisionieri Publik u shpreh se ato plotësojnë hetimin e kërkuar në shkaqet e ankimit.
Subjekti i rivlerësimit, znj. Kajana, përmes përfaqësueses ligjore, shprehu dakordësinë me përgjigjet e ardhura nga institucionet dhe provat në tërësi, por kundërshtoi si të pabazuara pretendimet e ngritura në denoncimet e ardhura në adresë të saj.
Në funksion të hetimit gjyqësor të çështjes, trupi gjykues vendosi me vendim të ndërmjetëm, t’i rikërkojë Bashkisë Fier, aplikimin e bashkëshortit të subjektit të rivlerësimit dhe dokumentet mbështetëse që kanë shërbyer si bazë për vendimin nr. 46, datë 30.10.2012 të Këshillit Bashkiak Fier, që ka miratuar listën emërore të familjeve të pastreha, pjesë e së cilës ishte dhe bashkëshorti i subjektit të rivlerësimit Manjola Kajana.
Kryesuesja e seancës bëri me dije se ky dokumentacion do t’u vendoset palëve në dispozicion në momentin e ardhjes së tij në Kolegj. Në pritje të këtij dokumentacioni, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore, gjatë së cilës do të paraqiten edhe konkluzionet përfundimtare, për në datën 02.07.2020, ora 9.00.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.