Ditën e mërkurë, datë 24.10.2018, ora 9.00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 8/2018, datë 12.07.2018 për ankimin qësubjekti i rivlerësimit Altina Xhoxhaj ka bërë kundër vendimit nr.17, datë 03.05.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesues: Ina Rama
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Natasha Mulaj