Ditën e enjte, më datë 16.07.2020, ora 15:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.19/2019, datë 12.04.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Genci Sinjari, kundër vendimit nr. 66, datë 28.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Ina Rama

Relator:  Sokol Çomo

Anëtarë:  Albana Shtylla, Luan Daci, Rezarta Schuetz

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.