Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 19/2018, datë 11.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Selimi kundër vendimit nr. 52 datë 30.07.2018, i korrigjuar me vendimin nr. 5, datë 17.09.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Selimi.
Sot, në datën 12.10.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relator: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz