Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.22/2020, datë 26.06.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit vendimit nr. 229, datë 28.01.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Dritan Banushi.
Sot, në datën 06.07.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Luan Daci
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo