Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 20/2018, datë 17.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi kundër vendimit nr. 48 datë 25.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi.
Sot, në datën 19.10.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Luan Daci
Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo