Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.30/2020, datë 22.07.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Andi Civici kundër vendimit nr. 243, datë 04.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 28.07.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore:   Rezarta Schuetz

Anëtarë:  Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo