Ditën e hënë më datë 12.11.2018, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr.9/2018, datë 19.07.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.22, datë 07.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Luan Daci
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.