Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.34/2020, datë 10.09.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Entela Shedula kundër vendimit nr. 254, datë 04.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 22.09.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz