Ditën e martë, më datë 24.11.2020, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.33/2019, datë 15.07.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Dritan Seci, kundër vendimit nr. 114, datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.