Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Rezarta Schuetz, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Luan Daci, sot, më datë 23.10.2018, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen nr.11/2018 (JR) që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Luan Kaloçi kundër vendimit nr. 33, datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi unanimisht:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 33, datë 05.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Luan Kaloçi.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
  3. U shpall sot në Tiranë, më datë 23.10.2018.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të publikojë vendimin e plotë të arsyetuar brenda 30 ditëve nga shpallja e tij.