Më datë 30.10.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 34/2019, datë 18.07.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Albina Spaha kundër vendimit nr. 139, datë 15.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtari Sokol Çomo.

Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 34/2019, datë 18.07.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Natasha Mulaj, Sokol Çomo, Ina Rama