Më datë 30.10.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 45/2019, datë 23.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Enkelejdi Hajro kundër vendimit nr. 154, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtari Sokol Çomo.

Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 45/2019, datë 23.09.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla, Sokol Çomo, Rezarta Schuetz