Ditën e hënë, më datë 23.11.2020, ora 12:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.41/2020, datë 21.09.2020 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Petraq Dhimitri, kundër vendimit nr. 271, datë 06.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.