Ditën e mërkurë, më datë 25.11.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.33/2020, datë 01.09.2020 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Ndue Gjura, kundër vendimit nr. 266, datë 18.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.