
Ditën e enjte, më datë 03.12.2020, ora 13:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.37/2019, datë 05.08.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Aleksandër Muskaj, kundër vendimit nr. 179, datë 10.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz,
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.