Ditën e mërkurë, më datë 16.12.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.43/2019, datë 18.09.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Shkëlzen Cena, kundër vendimit nr. 160, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.