Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.49/2020, datë 16.11.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 275, datë 20.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Enkeleda Osmani (Xhengo).

Sot, në datën 19.11.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo