Ditën e martë, më datë 15.12.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.25/2019, datë 20.05.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Arqilea Koça, kundër vendimit nr. 113, datë 08.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz,

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.