Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.50/2020, datë 18.11.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 257, datë 12.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Miranda Andoni.

Sot, në datën 25.11.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo