Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 02.12.2020, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.17/2020, datë 02.06.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Arjana Liço kundër vendimit  të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 247, datë 05.03.2020, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e hënë, në datën 14.12.2020, ora 12:00.

Gjykimi në seancë publike u vendos për të rregulluar të metat e procesit dhe për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit, znj. Arjana Liço, të dëgjohet e të paraqesë provat dhe argumentat e saj.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.