Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 30/2018, datë 06.11.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 43, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Nertina Kosova.

Sot, në datën 09.11.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore:  Natasha Mulaj

Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz