Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 21/2021, datë 29.04.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 332, datë 12.01.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Lindita (Ziguri) Male.
Sot, në datën 10.05.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj