
Ditën e mërkurë, më datë 23.06.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.49/2019 datë 09.10.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alekta Nushi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 172, datë 27.06.2019.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.