Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 25/2021, datë 11.05.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gramoz Levanaj kundër vendimit nr. 365, datë 14.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 17.05.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo