Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.32/2018, datë 12.11.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ervin Metalla kundër vendimit nr.45, datë 23.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Ervin Metalla.
Sot, në datën 15.11.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Ina Rama, Ardian Hajdari , Natasha Mulaj