Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 27.07.2021, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 8/2020, datë 07.02.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Vrioni kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 214, datë 22.11.2019.
Pasi mori në shqyrtim çështjen, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës dhe në nenin 51, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.49/2012 për “Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, i ndryshuar, trupi gjykues vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 15.09.2021, ora 10:00.
Gjykimi në seancë publike u vendos për t’i garantuar subjektit të rivlerësimit Arben Vrioni mbrojtjen e të drejtave themelore lidhur me shqyrtimin e çështjes së tij.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.