Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 44/2021, datë 09.08.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Tomorr Kullolli kundër vendimit nr. 396, datë 09.06.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 07.09.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator: Ardian Hajdari        

Anëtarë:  Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla