Ditën e mërkurë, më datë 06.10.2021, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.21/2021 datë 29.04.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 332, datë 12.01.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Lindita Male (Ziguri).
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Ina Rama
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.