Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 16.09.2021, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 30/2021, datë 02.06.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 374, datë 23.04.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Shkëlqim Miri.
Kryesuesi i seancës bëri me dije se në seancën e mëparshme të datës 08.09.2021, trupi gjykues vendosi të tërhiqej për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallte gjatë seancës së sotme, por në mungesë të relatores së çështjes për arsye objektive shëndetësore, trupi gjykues ishte në pamundësi për marrjen e vendimit përfundimtar.
Në këto kushte, trupi gjykues vendosi të ritërhiqet për marrjen e vendimit, të cilin do ta shpallë më datë 07.10.2021, ora 12:00.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.