Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 55/2021, datë 04.10.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 392, datë 28.05.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Natasha Prifti (Shallapi).
Sot, në datën 11.10.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla