Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 11.10.2021, ora 10:00, seancën në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 47/2019, datë 03.10.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gurali Brahimllari kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 166, datë 21.06.2019.
Për arsye objektive, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 12.10.2021, në orën 10:00.
Seanca në dhome këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.