Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 15.10.2021, është regjistruar çështja JD nr. 7/2021, me kërkues Hasan Roqi dhe me objekt:
“1. Konstatimi i pavlefshmërisë së lënies në fuqi heshturazi pa vendim njoftimi, nga antarët e Komisionit të Disiplinës në Këshillin e Lartë Gjyqësor të vendimit nr. 2305/1 datë 26.05.2021 të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në lidhje me magjistratin A. V., në kuadër të përkrahjes së pandëshkueshmërisë, mungesës së transparencës, ndikimit politik dhe korrupsionit, në cënim të drejtëpërdrejtë të Kushtetutës së RSH, Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” dhe vendimit 76/2000 të saj, Kodit të Procedurës Civile, ligjet e veçanta, Ligji Nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së drejtësisë”, ligjit Nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, Vendime të Gjykatës Kushtetuese, Interesave ligjore, shëndetsore, morale e financiare të ankuesit dhe familjarëve të tij.
- Vendosja para përgjegjësisë disiplinore, të subjekteve të interesuara mbrojtës të veprimtarisë së paligjshme të kandidatit për KLGJ, magjistratit A. V. dhe masa disiplinore edhe për këtë magjistrat. Vendosje e masës së ndalimit të tre pagave mujore për llogari të kërkuesit ndaj tre antarëve të Komisionit Disiplinor në Këshillin e Lartë Gjyqësor, për mos respektim të Kushtetutës së RSH dhe KEDNJ, në përkrahje të hapur të shkeljes së tyre, veprime të cilat kanë sjellë viktimizimin e familjes Roqi, duke rritur më tej stresin, për mosndëshkueshmëri të krimit në sistemin e drejtësisë dhe tejzgjatjen e ekzekutimit të një vendimi gjyqësor të formës së prerë lënë në fuqi nga Gjykata Kushtetuese, në shkelje të sigurisë juridike të ligjit të veçantë, përtej 23 vitesh.
- Dhënia e garancisë proceduriale nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, në mbrojtje të ekzekutimit të të drejtave që rrjedhin nga vendimi 76 datë 08.11.2000 i Gjykatës Kushtetuese dhe ligjit të veçantë, pikës 9 gërma ç të Udhëzimit të KM, Nr. 3 datë 21.06.1993, për zbatimin e ligjit Nr. 7698 datë 15.04.1993 “Për kthimin dhe kompesimin e pronave ish pronarëve” duke urdhëruar ekzekutimin e vendimit të saj Nr. 76/2000 dhe për shkak të zgjatjes së këtij afati prej 23 vjetësh të mos ekzekutimit, por të dhunimit nga autoriteti shtetëror dhe gjykatat e ligjit, të paguaj dëmshpërblimin 100 000 lekë për çdo vit vonesë.
- Shpërblimi i dëmit financiar dhe moral për 4 vite nga ana e kandidatit për KLGj, magjistratit A. V. nga dita e dhënies së vendimit të tij Nr. 1922 datë 13 shtator 2017 të Gjykatës së Apelit Tiranë në shumën 28.600 euro për dëmin material dhe 30.000 euro për dëmin moral.
- Publikimi në median publike dhe në Shkollën e Magjistraturës si kazus, të vendimit të korruptuar dhe kriminal, nr. 1922 datë 13 shtator 2017 të Gjykatës së Apelit Tiranë të grabitjes së hapur të qytetarit, në shkelje flagrante të ligjit dhe Kushtetutës së RSH dhe vendimit 76/2000 të Gjykatës Kushtetuese, në shpërdorim të detyrës në bashkëpunim me krimin e organizuar nga lektori i magjistraturës A. V., dekretuar anëtar i Gjykatës së Lartë mbas vendimit të arkivuar me dashakeqësi ligjore, nga ILD dhe KLGJ dhe sot kandidat për KLGJ.”
Në datën 20.10.2021 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:
Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:
Gjyqtare: Natasha Mulaj
Gjyqtare: Ina Rama
Relatore e çështjes: Rezarta Schuetz