Ditën e hënë, më datë 15.11.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.6/2020, datë 05.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Isuf Shehu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 210, datë 14.11.2019.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ardian Hajdari
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.