Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 59/2021, datë 18.10.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Smaçi kundër vendimit nr. 425, datë 21.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 22.10.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Albana Shtylla